Zvërneci në fokus/ Delegacioni shqiptar dhe eurodeputetët zbresin në terren
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës. Vizita është parashikuar në kuadër të takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Sipas Ballës, gjatë vizitës në terren, delegacionet do të njihen nga afër me zonën dhe do të marrin informacion nga autoritetet dhe përfaqësuesit vendorë lidhur me investimin e planifikuar në këtë territor. Balla bëri të ditur se nisja nga Tirana do të bëhet në orën 08:15. Vizita synon t’u japë eurodeputetëve informacion mbi çështjet që lidhen me projektin dhe zonën ku parashikohet realizimi i tij. Në deklaratën e tij, Balla foli edhe për takimin e ardhshëm të Komitetit...
Burimi:
ntv.al