Zvërneci/ Balla flet para Bundestagut: Investimi sipas standardeve europiane

Zvërneci/ Balla flet para Bundestagut: Investimi sipas standardeve europiane

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Kuvend me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Turizmin të Bundestagut gjerman, ku në fokus ishte zhvillimi i sektorit të turizmit dhe forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjatë diskutimeve, Balla u ndal edhe te projekti i investimit në Zvërnec, duke e paraqitur atë si një mundësi për të dëshmuar se investimet e mëdha ndërkombëtare mund të realizohen në Shqipëri në përputhje me standardet europiane. Sipas Ballës, projekti po hartohet mbi parimet e investimit të përgjegjshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të vlerës së qëndrueshme për komunitetin dhe ekonominë vendase. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vijës bregdetare dhe ekosistemeve natyrore, duke deklaruar se synimi është që projekti të përmbushë ose...