Zv.trajneri Danks zbulon gjendjen e Kompany: Duhet të pushojë dhe t’i marrë gjërat me qetësi…
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, i cili u shtrua në spital të premten pas një problemi të papritur shëndetësor, po përmirësohet vazhdimisht. Në një konferencë për shtyp, ndihmëstrajneri i Bayern, Aaron Danks, u përpoq të qetësonte tifozët lidhur me gjendjen e belgut. “E vizitova Vincent dje. Ai është në humor të mirë dhe ndjen se po përmirësohet nga dita në ditë, gjë që është padyshim një shenjë shumë pozitive“, tha Danks. Ndihmëstrajneri dha gjithashtu informacione mbi kohëzgjatjen e rikuperimit dhe planin për rikthimin e tij, duke konfirmuar se prioriteti absolut mbetet shërimi i tij i plotë: “Nuk ka të reja thelbësore lidhur me diagnozën apo ndonjë datë për rikthimin e tij në punë”. “Qëllimi kryesor është të sigurojmë që ai të qëndrojë i qetë,...
Burimi:
telesport.al