“Zonja me kamelie” ngjitet sonte në skenën e Operës dhe Baletit Nacional
Baleti “Zonja me kamelie”, një rrëfim skenik për dashurinë, pasionin dhe sakrificën, do të shfaqet sonte, më 22 tetor, në orën 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional. E frymëzuar nga historia e njohur e Margaritës dhe Armanit, shfaqja sjell nëpërmjet vallëzimit dhe muzikës së Xhuzepe Verdit një histori dashurie të vënë përballë sakrificave personale dhe kufizimeve shoqërore. Muzika e kompozitorit italian, me meloditë e saj të fuqishme dhe ngarkesën emocionale, ndërthurret me gjuhën e baletit për të përcjellë ndjenjat dhe fatin e dy personazheve kryesore. Shfaqja do të drejtohet nga dirigjenti Eduard Ambartsumjan nga Armenia, ndërsa koreografia është realizuar nga koreografi rus Vasilij Medvedev, i njohur për bashkëpunimet me teatro të rëndësishme të baletit, përfshirë “Bolshoi” në Moskë dhe “Mariinsky” në Shën Petersburg....
Burimi:
kultplus.com