Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë
Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një bombol gazi që përdorej për gatim, ndërsa fatmirësisht 33-vjeçari që ndodhej brenda banesës ka shpëtuar pa lëndime. Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro, i cili vuan nga epilepsia, në momentin që ka ndezur bombolën e gazit për të gatuar, ka pësuar një krizë epileptike dhe ka humbur kontrollin. Gjatë kësaj kohe ka rrëzuar edhe bombolën, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në orenditë dhe ambientet e banesës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar tymin që dilte nga shtëpia dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë prej saj 33-vjeçarin. Pak minuta më vonë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të...
Burimi:
ntv.al