Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri ka shkrumbuar ushqimin e bagëtive, si dhe një sasi të madhe makinerish bujqësore që ndodheshin brenda stallës. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e një tragjedie më të madhe, informon TCH. Mbi 20 krerë lopë janë shpëtuar nga zjarrfikësit.