Zjarri shkrumbon 57 ullinj, banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!
Zjarri që përfshiu ditën e djeshme zonën e Levanit në Fier ka lënë pasoja të mëdha ekonomike për banorët e zonës, pasi ata kanë humbur të mbjellat dhe pemët e tyre. Një banore e kësaj zone tha se ka 47 vite e martuar në këtë fshat dhe nuk ka parë një zjarr të tillë. Po ashtu, ajo kërkoi dënimin e personit që vendosi zjarrin. “Jam shumë e shqetësuar! Kam 47 vite martesë në këtë fshat, po si ky zjarr nuk kemi parë kurrë! Para një muaji na u dogjën ullinjtë. Kërkojmë nga personi që ka vënë zjarrin, se lërë çfarë thonë ata, këtu ka dorë. A bari, a ndonjëri ka djegur mbeturina, të digjet si malli jonë, se ne me këta ullinj ushqehemi”, tha ajo....
Burimi:
javanews.al