Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë mbrëmjen e sotme (4 shtator), duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen...