Zjarri përfshin një hotel pranë pedonales në Shkodër
Një hotel pranë pedonales së qytetit të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Tre mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit në hotel.
Burimi:
syri.net