Zjarri në Nikël/ Flakët i afrohen banesave, rrezikon edhe depua e ushtrisë

Zjarri në Nikël/ Flakët i afrohen banesave, rrezikon edhe depua e ushtrisë

foto nga zjarri ne nikel NIKËL- Situata nga zjarret në Njësinë Administrative Nikël vijon të mbetet kritike, pasi flakët po përhapen me shpejtësi dhe po afrohen pranë zonave të banuara, duke vënë në rrezik edhe depot e ushtrisë dhe ish-magazinat e zonës. Për përballimin e emergjencës janë angazhuar ekipe zjarrfikëse në terren, ndërsa një helikopter po ndërhyn nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve. Era e fortë po e vështirëson operacionin e shuarjes, duke favorizuar përhapjen e zjarrit në disa drejtime. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen me synimin për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur banesat dhe objektet që ndodhen pranë vatrës./ZËRI