Zjarri në malësinë e Tërbunit hyn në ditën e pestë, banorët thonë se ka shkrumbuar mbi 60% të pyjeve, kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen e pyllëzuar me pisha. Sipas banorëve, mbi 60% e sipërfaqes është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë pyllin me pisha, ndërsa banorët kanë kërkuar prej datës 6 shtator ndërhyrje nga ajri me helikopter për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Vaut të Dejës, të cilat po përpiqen të izolojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, banorët ngrenë shqetësimin edhe për ndotjen e ajrit. Re të dendura tymi kanë mbuluar Pukën dhe fshatrat përreth, duke vështirësuar situatën për komunitetin e zonës. Paraprakisht dyshohet se...
Burimi:
javanews.al