Zjarri në Lundër të Matit del jashtë kontrollit / Përfshihet pylli me pisha në Trodhen
Flakët në fshatin Lundër të Matit po përhapet me shpejtësi dhe ka marrë përmasa të mëdha favorizuar edhe nga era. Zjarri është ngjitur në pyllin me pisha të zeza të Trodhenit. Kushtet e vështira në terren dhe era e fortë e bëjnë thuajse të pamundur ndërhyrjen e forcave nga toka. Për këtë ka nisur ndërhyrja nga ajri për të bere te mundur izolimin e zjarrit. Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, në terren janë angazhuar rreth 90 forca, mes tyre punonjës të shërbimit zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe të shërbimit pyjor. Forcat po luftojnë me flakët, ndërsa situata mbetet kritike. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Burimi:
syri.net