Zjarri në Lezhë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri! 10 shtëpi të djegura, 200 hektarë tokë e shkrumbuar
zjarri në Lezhë LEZHË-Vijon 'lufta' me flakët për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej, Bashkia Lezhë. Situata mbetet problematike ku një vatër zjarri me intensitet të lartë është shtrirë në tri pika. Në fshatrat Kalivaç e Zimaj, raportohet paraprakisht të jenë djegur 200 hektarë. Shkalla e plotë e dëmeve është ende në vlerësim, ndërsa sipas verifikimeve janë konstatuar 10 shtëpi të djegura. Forcat vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.
Burimi:
zeri.ai