Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Situata e zjarrit në fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej, paraqitet më e qetë mëngjesin e sotëm (4 shtator), pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe shërbimeve të tjera të angazhuara në terren. Sipas raportimeve nga terreni, një prej vatrave të mëdha aktive është shuar, ndërsa në disa pika vijon të ketë tym dhe vatra të vogla që vijojnë të digjen. Pavarësisht përmirësimit të situatës, mbetet rreziku i riaktivizimit të vatrave, ndaj ekipet në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për izolimin e tyre. Nga vlerësimet paraprake të autoriteteve, zjarri dyshohet se ka përshkuar rreth 200 hektarë sipërfaqe në dy fshatrat. Ndërkohë, kanë nisur verifikimet për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga flakët. Në operacion janë angazhuar forca të shumta nga shërbimet zjarrfikëse, ushtria,...