Zjarri në Gjinar jashtë kontrollit, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarri në Gjinar jashtë kontrollit, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të mbetet aktiv, ndërsa terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në të gjitha vatrat. Prej disa ditësh, ekipet zjarrfikëse po përballen me flakët, por situata mbetet problematike. Era dhe bimësia e dendur, kryesisht me pisha, favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe vështirësojnë operacionet për shuarjen e plotë të tij. Terreni i thyer dhe pamundësia për të aksesuar disa prej zonave të prekura kanë kufizuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që disa vatra të vijojnë të jenë aktive. Në këto kushte, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, me qëllim përshpejtimin e operacioneve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për vënien nën...