Zjarri në Fier-Levan, flakët rrezikojnë banesat dhe pyllin e Peshtanit të Vogël

Zjarri në Fier-Levan, flakët rrezikojnë banesat dhe pyllin e Peshtanit të Vogël

Në një raportim në Syri TV, gazetari Xhemil Beharaj ka sjellë detaje nga situata e rëndë e krijuar nga zjarri në aksin Fier-Levan. Zjarri, që nisi mesditën e sotme në zonën e Radostinës, në vendin e njohur si “Fiq”, është përhapur me shpejtësi nëpër kodra dhe gryka, i favorizuar nga era e fortë. Flakët kanë kapërcyer rrugën e asfaltuar dhe linjën hekurudhore Fier-Vlorë, duke avancuar në drejtim të pyllit të Peshtanit të Vogël. Dhjetëra hektarë me ullishte dhe pisha janë përfshirë nga zjarri. Gazetari raporton se flakët janë afruar rreth 100 metra nga rruga kryesore, ndërsa në rrezik ndodhen banesa, lokale, një fabrikë vaji dhe një pikë karburanti. Për shkak të situatës, policia ka evakuuar banorët e banesave pranë vatrave të zjarrit, ndërsa ka urdhëruar...