Zjarri në Elbasan/ Shpërthimi dëmtoi strukturën, pallati i pabanueshëm! Një person rezulton i humbur
Pallati ku ndodhi shpërthimi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit është bërë totalisht i pabanueshëm. Deri tani flitet për 1 person të vdekur, 10 të plagosur dhe një person i humbur. Shpërthimi i cili ndodhi në një apartament në katin e tretë të pallatit ka dëmtuar strukturën e pallatit “Ka pasur shembje të katit të katërt që ka rënë në katin e tretë. Dhe shkallët ngjitëse që lidhin katin e tretë me katin e katërt dhe katin e pestë. Njëri nga sektorët është totalisht i pabanueshëm. Një pjesë e pallatit është totalisht e pabanueshme. Ishte një pallat i vjetër i ndërtur me tulla silikat dhe paraqet problem konstruktive tërësisht pallati' deklaroi kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Nga zjarri që ka rënë në katin e tretë...
Burimi:
syri.net