Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm
Zjarri vijon ende në kodrat e fshatit Kreshpan në Fier, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Zjarri po djeg sipërfaqe të mbjella me ullinj, si dhe zona me pyll me pisha, ndërsa për shkak të erës flakët janë drejtuar edhe në drejtim të kodrave të fshatit Vjosë. Banorët e zonës, të cilët po përpiqen të mbrojnë pronat e tyre, thonë se dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të përgjigjen për dëmet e shkaktuara. Sipas banorëve, vetëm një fermer ka humbur qindra rrënjë ullinj, të cilat përbënin burimin kryesor të të ardhurave për familjen e tij. Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve, ndërsa situata...
Burimi:
gijotina.com