Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nga Levani i Fierit, ka pohuar se situata e zjarrit që ka përfshirë 6 fshatra vijon të mbetet problematike. Çako u shpreh se prioriteti kryesor është shpëtimi i jetës së njerëzve, ndërsa u kërkoi organeve kompetente që ndaj autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme të jepet dënimi maksimal i parashikuar nga ligji. “Po vazhdojmë punën. Ka disa orë që Levani dhe kodrinat e Fierit janë përshkruar nga një zjarr masiv. Ullishtet janë shumica e tyre të papastruara dhe kanë shkurre masive që bëhen shkak për përhapjen e zjarreve. Helikopterët dhe avioni po punojnë dhe kanë vënë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të flakëve, që kanë rrezikuar edhe biznese e banesa. Tashmë lokalet, prefektura, bashkia, ka të gjithë organizimin e...
Burimi:
gijotina.com