Zjarri i afrohet rrezikshëm lokaleve në Levan, pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit po avancon me shpejtësi drejt zonës së Liqenit të Levanit, duke krijuar një situatë alarmante për bizneset dhe banesat pranë vatrës së zjarrit. Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve në zonë, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre. Përballë rrezikut të përhapjes së flakëve, pronarët e lokaleve kanë nisur të evakuojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe mjete e orendi, me qëllim shmangien e dëmeve të mundshme. “Duhet ndërhyrje nga ajri”, është apeli i pronarëve, të cilët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më kritike dhe se terreni i vështirë po e pengon ndjeshëm ndërhyrjen nga toka. Forcat...
Burimi:
syri.net