Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës
Situata e zjarrit në fshatin Lundër të Matit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe po përhapen me shpejtësi. Zjarri është ngjitur në pyllin e Trodhenit, i mbuluar me pisha të zeza, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. Kushtet e vështira në terren dhe era e fortë e bëjnë thuajse të pamundur ndërhyrjen e forcave nga toka. Për këtë ka nisur ndërhyrja nga ajri për të bere te mundur izolimin e zjarrit. Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, në terren janë angazhuar rreth 90 forca, mes tyre punonjës të shërbimit zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe të shërbimit pyjor. Forcat po luftojnë me flakët, ndërsa situata mbetet kritike. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Rrezik...
Burimi:
javanews.al