Zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë
Zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit ka marrë përmasa të mëdha vetëm pak orë pas shpërthimit të vatrës së parë. Flakët që nisën në fshatin Vadhizë, ka avancuar drejt Levanit, dhe sipas banorëve janë djegur tre shtëpi, një magazinë që prodhon koshere bletësh dhe i janë afruar një biznesi. I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përshkuar sipërfaqe të mëdha me ullishte, pyje me pisha, shkurre dhe shtëpi. Në orët e pasdites, flakët iu afruan dy lokaleve pranë liqenit, në zonën e Qafës së Koshovicës. Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme, era e fortë i ka shpërndarë flakët në një perimetër shumë të gjerë, duke e vështirësuar...
Burimi:
gijotina.com