Zjarret shkatërruese në Europë, 5.4 milionë hektarë tokë e djegur vetëm këtë verë
Që nga mesi i qershorit, rreth 5.4 milionë hektarë tokë janë djegur në Bashkimin Evropian, në më shumë se 1,000 zjarre, sipas të dhënave satelitore të sistemit evropian të monitorimit të zjarreve, Effis. Që nga fillimi i vitit, sipërfaqja totale e djegur në BE ka arritur në rreth 6.47 milionë hektarë. Rreth 80% e kësaj sipërfaqeje është përfshirë nga zjarret që shpërthyen mes 18 qershorit dhe 2 shtatorit. Sipërfaqja e djegur vetëm gjatë kësaj periudhe është rreth 54 mijë kilometra katrorë, një sipërfaqe afërsisht nëntë herë më e madhe se ajo e Madridit. Sipërfaqja totale e djegur këtë verë është dukshëm mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Megjithatë, ajo mbetet nën nivelet rekord të vitit 2025, kur zjarret dogjën më shumë se 8 milionë...
Burimi:
javanews.al