Zjarret në Shqipëri, 11 vatra ende aktive pas 24 orësh

Zjarret në Shqipëri, 11 vatra ende aktive pas 24 orësh

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 32 vatra zjarri. Nga këto, 11 vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën monitorim, ndërsa 16 janë shuar plotësisht. Për menaxhimin e situatës është angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash dhe mjetesh në të gjithë vendin. Në terren kanë qenë 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Ndërkohë, për ditën e sotme janë planifikuar 160 efektivë ushtarakë në zonat ku zjarret vijojnë të paraqesin problematika. Fokusi kryesor i ndërhyrjes është përqendruar në vatrat më të vështira. Në Malin e Dajtit, përveç strukturave të bashkisë, janë angazhuar 77 efektivë...