Zjarret në Shqipëri/ 10 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, situata nën kontroll

Zjarret në Shqipëri/ 10 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, situata nën kontroll

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, por të gjitha janë neutralizuar dhe aktualisht nuk rezulton asnjë vatër aktive apo nën monitorim. Për përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 174 forca operacionale vendore dhe lokale, të mbështetura nga 14 automjete zjarrfikëse. Në operacione kanë marrë pjesë edhe Forcat e Armatosura me 27 efektivë, 3 mjete dhe një ambulancë. Në qarkun e Lezhës është shuar zjarri në fshatin Gallatë të Bashkisë Kurbin, i cili ishte përhapur nga territori i Bashkisë Mat. Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit është vënë nën kontroll dhe shuar zjarri në Librazhd Katund, ku u përfshi edhe sipërfaqe me bimësi pishe. Në Gjirokastër, vatra në Bularat të Bashkisë Dropull është shuar...