Zjarret në Levan/ Deputetja e PL dhe kreu i degës Fier në vendngjarje: Neglizhenca e qeverisë, krim ndaj banorëve

Zjarret në Levan/ Deputetja e PL dhe kreu i degës Fier në vendngjarje: Neglizhenca e qeverisë, krim ndaj banorëve

Deputetja e PL në Qarkun Fier, Brunilda Haxhiu e shoqëruar edhe nga kreu i kësaj dege, Viktor Vasko, ka parë nga afër situatën me zjarret në Levan. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan se neglizhenca e qeverisë ndaj kësaj fatkeqësie është krim ndaj këtyre banorëve. Ajo e cilëson krim faktin e të bërit propagandë me zjarrfikse jofunksionale dhe me helikopter që bën vetëm xhiro. ‘Banorët duan ndihme, ndërkohë flakët vazhdojnë të përparojnë’, thuhet në reagimin e deputetes së PL. Statusi: Së bashku me Kryetarin e Partisë së Lirisë për Fierin, z. Viktor Fasko në mbështetje të banorëve të Levanit të cilëve u kërcënohet prona nga flakët edhe si pasojë e mosndërhyrjes ne kohë nga zjarrfikset . Neglizhenca e qeverisë ndaj kësaj fatkeqësie është...