Zjarret në Fier, flet shefi i emergjencave civile: Situatë kritike në Patos! Evakuuam 8 familje nga rreziku i flakëve

Zjarret në Fier, flet shefi i emergjencave civile: Situatë kritike në Patos! Evakuuam 8 familje nga rreziku i flakëve

Shefi i emergjencave civile në prefekturën e Fierit, Kreshik Ymeraj sqaroi për gazetarët situatën me zjarret në kodrat pranë Radostinit, teksa u shpreh se pjesa kritike erdhi pas përhapjes së flakëve mesditën e sotme në fshatin Drizë të Patosit. Si një masë urgjente u shpreh ai, rreth 7 deri në 8 familje janë evakuuar nga autoritetet pasi zjarri ka mbërritur deri në oborret e shtëpive të tyre. Pyetje: Zoti Ymeraj, si ka nisur zjarri sotëm dhe si paraqitet situata deri në këto momente? Kreshnik Ymeraj: Zjarri ka nisur që në mesditë, në fshatin Drizë të Patosit. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, ka marrë një përhapje edhe në zonat e tjera, ka arritur deri këtu në zonën e liqenit që i themi, në...