Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët

Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët

Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar gjatë natës në Himarë, ku një vatër e fuqishme zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Sipas informacioneve të bëra me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, shtatë banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zona e rrezikuar. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa një helikopter po ndërhyn nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së premtes në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, duke krijuar një situatë alarmante për banorët dhe bizneset që ndodhen në zonë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat kanë avancuar drejt zonave...