‘Zjarre të qëllimta për të liruar sipërfaqe’, Panariti: Djegia e pyjeve po hap rrugë për resorte e parqe fotovoltaike

‘Zjarre të qëllimta për të liruar sipërfaqe’, Panariti: Djegia e pyjeve po hap rrugë për resorte e parqe fotovoltaike

I ftuar në një lidhje skype në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, Edmond Panariti, Ish ministër i Bujqësisë, deklaroi se përmasat e zjarreve në Shqipëri tregojnë për një problem që nuk lidhet vetëm me kushtet klimatike. Panariti tha se Shqipëria ka vetëm 0.17% të fondit pyjor e kullosor të Europës, por përbën rreth 3% të dëmeve nga zjarret, duke e cilësuar këtë një disproporcion prej 30 herësh. Ai theksoi se vendi po përballet me një dëmtim kolosal të pasurisë pyjore dhe kullosore. Panariti ngriti dyshime të forta për zjarre të qëllimshme me motive ekonomike, duke argumentuar se sipërfaqet e djegura mund të përdoren më pas për ndryshim destinacioni dhe investime. Ai u shpreh se djegia mund të krijojë terren për ndërtimin e resorteve apo...