Zjarr përfshin pyllin në Dërmenas, flakët përparojnë në drejtim të pishave (VIDEO)
foto nga zjarrI DËRMENAS- Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë zonën pyjore të Dërmenasit, pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier, duke ngritur alarmin për përhapjen e flakëve drejt masivit me pisha. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri është aktiv në dy vatra të ndryshme në anën veriore të lumit, ndërsa era e fortë po favorizon avancimin e flakëve dhe po vështirëson ndërhyrjen. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesën më të dendur të pyllit. Autoritetet vijojnë operacionin në terren, ndërsa situata mbetet dinamike për shkak të kushteve atmosferike që po favorizojnë përhapjen e flakëve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai