Zjarr në malin e Tërbunit, bashkia Pukë apel qytetarëve për bashkëpunim
Mali i Tërbunit në Pukë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës, ndërsa flakët, të favorizuara nga erërat dhe terreni i vështirë malor, janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Situata paraqitet e vështirë për ndërhyrje, pasi terreni malor pengon depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura nga zjarri. Në terren janë angazhuar strukturat e bashkisë Pukë, shërbimi zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave. Në kushtet e situatës së krijuar, bashkia Pukë u ka bërë apel banorëve, të rinjve dhe qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, të bashkohen në përpjekjet për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë natyrore. Bashkia thekson se çdo ndërhyrje vullnetare duhet të bëhet vetëm...
Burimi:
kohajone.com