Zjarr në Himarë/ Flakët favorizohen nga era, rrezikohen banesat
ZJARR NE HIMARE HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në Himarë, ku flakët po përhapen me shpejtësi në kodrat pranë lagjes "1 Maji", duke krijuar rrezik për banesat dhe sipërfaqet me pemëtari. Në terren po punojnë ekipet zjarrfikëse së bashku me banorët e zonës, të cilët janë angazhuar në përpjekjet për të frenuar avancimin e flakëve. Për shkak të erës së fortë, e cila po e vështirëson ndërhyrjen, janë mobilizuar edhe forca zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi për të mbështetur operacionin. Aktualisht, përparësi mbetet izolimi i vatrës së zjarrit dhe mbrojtja e banesave e pronave të rrezikuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai