Zjarr në Finiq/ Flakët djegin pemë e shkurre, rrezikohen banesat

Zjarr në Finiq/ Flakët djegin pemë e shkurre, rrezikohen banesat

foto nga zjarri ne finiq FINIQ- Pasditen e Kësaj të mërkure është rregjistruar një vatër zjarri në fshatin Aliko në Bashkinë Finiq, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Flakët kanë djegur pemë dhe shkurre, ndërsa përhapja e tyre ka krijuar rrezik edhe për banesat që ndodhen në afërsi të zonës. Përballë situatës, në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët kanë ndihmuar në përpjekjet për të parandaluar afrimin e zjarrit drejt banesave. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe e banorëve ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve në drejtim të...