Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kodër në zonën e fshatit Mëmlisht në Pogradec, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve drejt masivit pyjor me pisha. Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rritur rrezikun për përfshirjen e sipërfaqeve të tjera pyjore, informon A2CNN. Sipas raportimeve në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca të MZSH-së, të mbështetura nga dy mjete zjarrfikëse, si dhe punonjës të shërbimit pyjor.