Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Një zjarr i fuqishëm në një ndërtesë banimi në Brooklyn, New York, u ka marrë jetën gjashtë personave, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në zonën e Sunset Park. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY), flakët u raportuan rreth orës 01:40 me kohën lokale. Në vendngjarje u angazhuan më shumë se 230 zjarrfikës dhe punonjës të shërbimeve mjekësore të urgjencës. BBC raporton se katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë, një burrë dhe një grua, ndërruan jetë në spital, pasi nuk arritën t’u mbijetonin plagëve. Nga zjarri mbetën të plagosur edhe gjashtë civilë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, si dhe...