Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Cërrilë të Mallakastrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Për shuarjen e zjarrit po ndërhyjnë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 forca bashkiake. Terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave nga toka. Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po operon për shuarjen e flakëve. Pavarësisht përhapjes së zjarrit, vatra ndodhet larg zonës së banuar dhe deri tani nuk raportohet rrezik për banorët. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com