Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!
Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune (3 tetor) në zonën e Myltes, në Rrilë, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë. Flakët janë shtrirë në drejtim të zonës së GrykLumit, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre. Zjarri ka përfshirë kryesisht ferra dhe shkurre në sipërfaqet bujqësore. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Burimi:
javanews.al