Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për  zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme (28 shtator), në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz, në Bashkinë e Matit. Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në një masiv pyjor me dushqe. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, që të mos i drejtohen banesave. Policia pritet të nisë hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.