Zjarr i fuqishëm në Kreshpan, në rrezik pylli me pisha
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet në Kreshpan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemët e ullirit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa dhjetëra rrënjë ullinjsh janë përfshirë nga zjarri. Situata paraqitet shqetësuese edhe për shkak të rrezikut që flakët të përhapen drejt masivit pyjor me pisha pranë zonës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Për përballimin e situatës është kërkuar gjithashtu ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com