Zjarr i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarreve në Rusi, 13 të vdekur

Zjarr i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarreve në Rusi, 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga një zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në rajonin Yaroslavl, në pjesën perëndimore të Rusisë, sipas mediave shtetërore. Fshati Kubrinsk, ku shpërtheu zjarri, është shkëputur nga rrjeti elektrik, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Dyqanet në fshat gjithashtu u mbyllën. Më shumë se 100 efektivë të shërbimeve të emergjencës u përfshinë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, tha TASS. Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë. Hetuesit hapën një çështje penale për shkelje të dyshuara të rregullave të sigurisë në punë në objektet e prodhimit të rrezikshëm, por nuk dhanë detaje të mëtejshme. Rajoni Yaroslavl ndodhet rreth 300 kilometra në verilindje të Moskës./DPA News