Zjarr i fuqishëm, flakët përfshijnë ullishte e shkurre pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Zjarr i fuqishëm, flakët përfshijnë ullishte e shkurre pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre. Për shkak të përhapjes së shpejtë, zjarri ka përfshirë disa zona përreth parkut, duke u kthyer në një rrezik potencial për vetë sitin e rëndësishëm arkeologjik. Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Situata e krijuar ka bërë që të kërkohet zyrtarisht ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në terrenin e vështirë kodrinor.