Zija Çela na fton për një reflektim të thellë, për të dëgjuar zërin e arsyes…

Zija Çela na fton për një reflektim të thellë, për të dëgjuar zërin e arsyes…

(Shënime për romanin “Banka e ankesave” të Zija Çelës) Nga Agim Baçi Klithma jonë e brendshme mund të arrijë kulmin e thirrjes kur fytyra e vdekjes dhe dashurisë kthehet thjesht në një proces teknik, me data, me riformulim ankese, me orar pritje, por pa “zërin e njeriut”. Rrëfimi i Zija Çelës në romanin “Banka e ankesave” është rrezatim i një urtie dhe një elegance në përpjekjen për të identifikuar pikërisht humbjen e shpirtit njerëzor, në një botë ku mund të kesh kujdesin ndaj teje kur je për t’u ankuar, për të përmirësuar ankesën, por jo për t’u kuptuar dhe për të të kuptuar. Rrëfim vjen përmes përshkrimit të pasojave që shkakton te ne labirinthi mekanik i burokracisë, ku njeriut i konsiderohet si procedurë jo vetëm...