Zidane tregon anën tjetër të Olise: Jashtë fushës së lojës është i turpshëm, por…

Zidane tregon anën tjetër të Olise: Jashtë fushës së lojës është i turpshëm, por…

4 Tetor 2026 16:06 Telesport Në konferencën për shtyp para ndeshjes se nesërme ndaj Belgjikës në “Stade de France”, trajneri i “Gjelave”, Zinedine Zidane, u ndal pak më gjatë te Michael Olise, duke treguar anën tjetër jashtë fushës së lojës së anësorit francez. “Ai është i rezervuar dhe paksa i turpshëm jashtë fushe, por kjo është në rregull, sepse në fushë nuk është aspak i tillë. Në fakt, ai është një lider i lindur falë stilit të tij të lojës. Ai e shfaq gjithë talentin e tij me topin në këmbë. Olise e ka konsoliduar pozicionin e tij këtu prej kohësh dhe po tregon një nivel të shkëlqyer me klubin e tij”, tha Zidane. Në fakt, asgjë nga këto që tha Zidane nuk është befasi...