Zidane e nis me fitore te Franca kundër Turqisë, Mbappe sjell golin e fitores
Franca e ka nisur me fitore epokën Zinedine Zidane në krye të kombëtares. “Les Bleus” triumfuan 1-0 ndaj Turqisë në transfertë, në sfidën e parë të Grupit A1 të UEFA Nations League. Ndeshja në Kocaeli ishte e luftuar, me Turqinë që u shfaq e organizuar në prapavijë dhe tentoi të rrezikonte përmes kundërsulmeve. Franca pati më shumë kontroll dhe cilësi në lojë, por golin e gjeti vetëm në pjesën e dytë. Kylian Mbappé ishte protagonisti kryesor. Sulmuesi i Real Madridit shënoi në minutën e 54-t, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Francës. Pas golit, megjithatë, Mbappé pësoi një dëmtim në gju dhe, pavarësisht se tentoi të vazhdonte për pak çaste, u zëvendësua në minutën e 59-të. Federata Franceze bëri me dije se bëhet fjalë për...
Burimi:
sportekspres.com