Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së 13 tetorit. Në reagimin e saj, Zhupa edhe si pedagoge vec politikanes, rendit ndër problematikat e universiteteve tarifat e larta, kushtet në konvikte, boshatisjen e degëve, mungesën e laboratorëve dhe investimeve, infrastrukturën e amortizuar, kërkimin shkencor të cunguar dhe ndërhyrjet politike në autonominë universitare. Ajo shprehet se studentët nuk duhet të mbeten thjesht numra në statistikat e regjistrimeve, por të jenë një brez që kërkon meritën mbi klientelizmin, dijen mbi propagandën dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Reagimi i Ina Zhupës: Viti i ri akademik, viti i revolucionit studentor! Uroj studentët, pedagogët dhe...