Zhupa: Rama shpërfill kërkesën e PE-së, mbron ligjin që lejon betonizimin e zonave të mbrojtura
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po kundërshton shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Parlamentit Evropian. Në një deklaratë për mediat, Zhupa theksoi se është shprehur kundër shfuqizimit duke argumentuar se mund një veprim i tillë mund të cenojë sigurinë juridike të projekteve dhe procedurave të miratuara deri më tani. Deputetja e kundërshtoi këtë qëndrim, duke deklaruar se ligji ka hapur rrugën për ndërtime turistike në zona të mbrojtura, përfshirë Zvërnecin, për të cilin u ngritën masivisht qytetarët në protesta në qershor. “Këshilli i Ministrave pretendon se shfuqizimi mund të cenojë sigurinë juridike të atyre që kanë marrë projekte ndërtimore, sepse ligji ka prodhuar akte nënligjore, vendime dhe procedura administrative. Por kjo...
Burimi:
gijotina.com