Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin dhe dokumentacionin e terminalit të Sarandës, duke e cilësuar investimin si një zgjidhje që, sipas saj, nuk i shërben problemeve reale të qytetit. Gjatë një deklarate nga ambientet e terminalit, Zhupa kritikoi mënyrën se si është projektuar objekti, duke u ndalur te lëvizja e autobusëve dhe lidhja e terminalit me aksin kryesor të qytetit. Sipas deputetes demokrate, pozicionimi i terminalit paralel me rrugën kryesore krijon vështirësi për autobusët që largohen nga Saranda drejt Tiranës apo destinacioneve të tjera Ajo pretendoi se autobusët nuk mund të dalin drejtpërdrejt në aksin kryesor, por duhet të përshkojnë rreth 1.5 kilometra, të shkojnë deri te rrethrrotullimi dhe më pas të rikthehen për të vijuar rrugën. “Jua...