Zhitia: Marrëveshja LVV-LDK për presidentin ende pa garanci, paqartësi për votat e LDK-së
E ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, gazetarja e Syri Kosova, Albionë Zhitia, u shpreh se marrëveshja LVV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president ende nuk është e sigurt. Ajo tha se brenda LDK-së ka kundërshtime, ndërsa votat mund të mos jenë të unifikuara për shkak të përplasjeve të brendshme dhe raportit të Sejdiut me ish-kryeministrin Avdullah Hoti. Zhitia theksoi se votat e PDK-së dhe AAK-së do të jenë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto parti do ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut. Gazetarja e Syri Kosova tha gjithashtu se LDK-ja po përballet me përplasje mes disa fraksioneve dhe se Lumir Abdixhiku ka përpara një test të rëndësishëm për të unifikuar grupin parlamentar. Ajo theksoi se ndryshimet...
Burimi:
syri.net