Zhgënjen Erkand Qerimaj, nuk realizon asnjë provë në shkëputje, tërhiqet dhe e mbyll botërorin e shtangës pa rezultat

Zhgënjen Erkand Qerimaj, nuk realizon asnjë provë në shkëputje, tërhiqet dhe e mbyll botërorin e shtangës pa rezultat

31 Tetor 2026 16:10 Telesport Botërori i peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Kinë nuk po shkon aspak mirë për Shqipërinë. Pas tërheqjes një ditë më parë për shkak dëmtimi të Briken Calja, sot ishte radha e shtangistit Erkand Qerimaj të ngjitej në pedanë. Paraqitja e shkordanit ishte larg asaj që pritej. Qerimaj garoi në baterinë B të peshës 75kg, ku nuk dha asnjë rezultat. Në stilin e shkëputjes, ai zhgënjeu në të trija provat për të ngritur 147kg, duke mos hyrë në renditje. Për pasojë, Qerimaj vendos të mos garojë në stilin e shtytjes, duke u tërhequr nga gara e duke mos dhënë rezultat as në dygarësh. Shqipëria ka edhe disa konkurrentë të tjerë në këtë botëror, që do të garojnë ditët...