Zhegrova në stol, Franco Foda me surpriza ndaj Austrisë. Mësohen formacionet zyrtare

Zhegrova në stol, Franco Foda me surpriza ndaj Austrisë. Mësohen formacionet zyrtare

27 Shtator 2026 17:02 Telesport Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet sot në Vienë ndaj Austrisë, në ndeshjen e dytë në grup në Ligën B, për Ligën e Kombeve. Në dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, Franco Foda ka bërë dy ndryshime në formacion. Ron Raçi është në vend të të dëmtuarit Albian Hajdari në qendrën e mbrojtjes, ndërsa në sulm trajneri slloven ka preferuar Ermal Krasniqin nga minuta e parë ne vend të Zhegrovës. Austria XI: Zawieschitzky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu. Kosova XI: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi